News and Activities - Archive

20-07-2012

Tryeza diskutimesh nga lëmia për të mitur

Nga data 16 deri më 20 korrik 2012, IGJK në bashkëpunim me UNICEF ka mbajtur tryeza diskutimesh në regjionet: Prizren, Pejë,  Mitrovicë, Gjilan dhe  Prishtinë ne të cilat morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë për fëmijë në nivel regjional.
Tema e këtyre tryezave ishte “Protokolli i Përbashkët Referues – Prezantim dhe Diskutime”.
Këto tryeza kishin për qëllim prezantimin e draft protokollit të përbashkët referues në fushën e drejtësisë për fëmijë dhe marrjen e vërejtjeve dhe sugjerimeve nga zyrtarët kompetent lidhur me draft protokollin.
Gjatë diskutimeve gjyqtarët dhe prokurorët për të mitur si dhe zyrtarët e policisë, shërbimit sprovues, qendrës për pune sociale dhe ndërmjetësit, bënë komentet e tyre për  pasqyrimin e punës të secilit institucion me qëllim të përfshirjes së praktikave sa më të mira në këtë protokoll, konform standardeve dhe praktikave ndërkombëtare.

Share :