News and Activities - Archive

27-06-2012

Punëtori mbi Trajnimin e Avancuar të Trajnuesve

Më 25-27 qershor 2012 IGJK në bashkëpunim me UNWOMEN realizoi një punëtori mbi trajnimin e avancuar të trajnuesve të IGJK-së. Punëtoria u mbajt në hotel Sharri – Prevallë.

 Si rezultat i kësaj punëtorie, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: 

• njihen me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar për barazinë gjinore, dhunën në familje dhe të drejtat pronësore të grave,
• zbatojnë Instrumentet ndërkombëtare për Barazinë Gjinore për  rastet në Kosovë,
• ngritin kapacitetet e gjyqtarëve në lidhje me aplikimin e instrumenteve ndërkombëtare në praktikë,
• ngritin shkathtësitë e tyre për zhvillimin punëtorive trajnuese si dhe të mësuarit e metodologjisë për bartjen e këtyre njohurive dhe shkathtësive te të tjerë,
• të hartojnë module dhe agjenda trajnuese nga lëmi i të drejtave të njeriut, barazia gjinore, dhuna në familje dhe çështje të pronësisë.

Përfitues të kësaj punëtorie ishin trajnuesit e IGJK-së (gjyqtarë, avokatë dhe profesionistë tjerë ligjorë).

Share :