Më 29 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dytë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D Kryeprokuror i shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shtrëngim, privimi i kundërligjshëm i lirisë, marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve, kontrollimi i kundërligjshëm dhe fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara si dhe shkelja e urdhrave për masat e fshehura ose teknike të vëzhgimit ose hetimit, po ashtu në kuadër të temës së lartpërmendur po trajtohet një rast praktik.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.
29-07-2022