News and Activities - Archive

01-08-2022

Moduli – E Drejta Civile Administrative dhe Ekonomike- Procedura kontestimore-pjesa e parë, tema: Parimet e procedures kontestimore

Më 01 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Temat e trajtuara në këtë sesion janë: Parimet themelore të procedurës kontestimore, parimi i kushtetutshmërisë, parimi i ligjshmërisë, parimi i disponibilitetit, parimi i shqyrtimit dhe i hetimit, parimi i shfrytëzimit me mirëbesim i të drejtave procedurale dhe gjuha në procedurën kontestimore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Share :