News and Activities - Archive

28-06-2012

Trajnim: “Sigurimi i Kërkesëpadisë” (PVAL)

Me 28 qershor 2012, IGJK ka mbajtur trajnimin e radhës me temë “Sigurimi i Kërkesëpadisë”. 

•    dallojnë rastet kur duhet lejuar sigurimin e kërkesëpadisë.
•    zbatojnë praktikisht sigurimin e kërkesëpadisë.
•    dallojnë afatet brenda të cilave duhet vendosur mbi kërkesën e parashtruar.
•    krahasojnë dispozitat e Ligjit të Procedurës Përmbarimore dhe Ligjit për Procedurën Kontestimore lidhur me institucionin e sigurimit të kërkesëpadisë.

Në këtë trajnim u trajtuan risitë që përmban LPK rreth institutit të sigurimit të kërkesëpadisë në krahasim me zgjedhjen e më parme ligjore. Gjithanshëm u shqyrtuan edhe karakteristikat themelore të procedurës siguruese, krahasimi në mes të dispozitave të LPP dhe dispozitave të LPK lidhur me institutin e sigurimit të kërkesëpadisë, masat e përkohshme të sigurimit. U shtjelluan edhe raste nga praktika gjyqësore vendore duke paraqitur edhe modele të vendimeve gjyqësore që ishin me interes për pjesëmarrësit. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Share :