News and Activities - Archive

16-02-2012

PVAL Tryezë Diskutimesh-civile Adoptimi

PVAL 
Tryezë Diskutimesh-civile
Adoptimi 

Më 16 shkurt 2012, IGJK në kuadër të Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor, organizoi tryezën e diskutimeve me temë “Adoptimi”. 

Qëllimi dhe fokusi i diskutimeve në këtë tryezë ishte trajtimi i institutit të adoptimit si njëri prej formave të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror, roli i organit të kujdestarisë në procedurën e adoptimit dhe kushtet të cilat duhet të plotësohen për themelimin e adoptimit në pajtim me dispozitat ligjore. 

Objektivat e kësaj tryeze ishin që gjyqtarët pas përfundimit të tij  të jenë në gjendje që:
  •  Të zbatojnë në mënyrë profesionale dispozitat ligjore në fuqi dhe konventat ndërkombëtare që janë të zbatueshme në Republikën e Kosovës në procedurën e adoptimit të fëmijëve; 
  •  Të  dallojnë kushtet për themelimin e adoptimit dhe mënyrat e shuarjes së adoptimit;
  •  Të kuptojnë përbërjen e kërkesës për themelimin e adoptimit; 
  •  Të përpilojnë vendime cilësore pas përfundimit të procedurës mbi themelimin e adoptimit; 
  •  Të dallojnë më drejt rëndësinë e interesit të fëmiut në procedurën e adoptimit, rolin e organit të kujdestarisë;
  •  Të aplikojnë format e bashkëpunimit më efikas me Qendrat për Punë Sociale;
  •  Të avancojnë njohuritë lidhur me procedurën e adoptimit me element ndërkombëtar. 

Gjatë kësaj tryezës vëmendje e veçantë iu kushtua rasteve kur vendoset për fëmijët e braktisur, si kategori më e ndjeshme pa kujdes prindëror dhe u analizuan raste nga praktika gjyqësore duke këmbyer përvoja nga gjykatat e regjioneve të ndryshme.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë të gjykatave komunale dhe atyre të qarkut nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Share :