News and Activities - Archive

18-06-2012

PVA Tryezë e diskutimeve-penale “Procedura e provave me vështrim të posaçëm në ekspertizë, mbështetja e aktgjykimit në një provë të vetme dhe pranueshmëria e provave”

Më 18 qershor 2012, IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale me temën e lartshënuar.

Objektivat mësimore të këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të:
• të dallojnë faktet relevante juridike, faktet indicie, faktet ndihmëse, provat, mjetet provuese dhe veprimtarin provuese,
• të dallojnë fazat e procedimit të provave,
• të zbatojnë drejt dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me të provuarit – marrjen e provës, shqyrtimin, verifikimin e provës dhe çmuarjen e provës. 

Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me  provat në procedurën penale, llojet e tyre, provat e papranueshme dhe ekspertiza si provë në procedurën penale, dallimet në mes të ekspertit, ekspertimit dhe ekspertizës. 
Në tryezë u diskutuan edhe veprimet procedurale lidhur me provat me ndihmën e të cilave gjykata duhet të vertetojë gjendjen faktike dhe të gjejë të vërteten në procedurën penale, gjithnjë duke e mbështur vendimin gjyqësor në prova të pranueshme të cilat janë  marrë në pajtim me ligjin.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Share :