News and Activities - Archive

08-06-2012

Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale (PTA)

Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale (PTA)

Më 8 qershor 2012, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar ciklin e tretë  me  radhë  nga moduli i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale me temë:  “ Arresti, ndalimi policor dhe paraburgimi, përfshirë paraburgimin në procedurë të shkurtër”.

Objektivat kryesore ishtin që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
• bëjnë dallimin në mes të arrestit dhe ndalimit policor;
• Vlerësojnë efektet e arrestimit dhe ndalimit policor në procedurën penale;
• Kuptojnë rëndësinë e paraburgimit në raport me të drejtat dhe liritë themelore te njeriut;
• Zbërthejnë bazat për paraburgimin dhe 
• Identifikojnë vështirësitë në aplikimin praktik të dispozitave ligjore lidhur me paraburgimin.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detale baza ligjore e arrestit, ndalimit policor dhe paraburgimit, afatet kohore si dhe procedura lidhur me këto institute. Të gjitha këto janë trajtuar sipas ligjit aktual, në kontestin e ndryshimeve dhe risive sipas Projekt Kodit Penal dhe në raport  me të drejtat e njeriut.
Me rastin e trajtimit të këtyre masave u bë krahasimi i bazës ligjore me dispozitat ligjore në rajon dhe u dhanë sqarimet e nevojshme lidhur me dyshimin e arsyeshëm dhe dyshimin e bazuar si dhe shkaqet e paraburgimit. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga gjitha regjionet e Kosovës. 

 

 

Share :