News and Activities - Archive

06-03-2012

PVAL- Kundërvajtje Tryeze Pune: Disa aspekte të procedurës Kundërvajtëse –Ligji për Kundërvajtje

PVAL- Kundërvajtje

I.Tryeze Pune: Disa aspekte të procedurës Kundërvajtëse –Ligji për Kundërvajtje

Më  06 mars 2012, IGJK, ka realizuar një tryezë pune nga lëmia kundërvajtëse me temën, Disa aspekte të procedurës Kundërvajtëse.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte njohja dhe zgjerimi i njohurive në zbatimin e dispozitave ligjore  të Ligjit për Kundërvajtje gjatë fazës së  administrimit të provave. 

Objektivat e temës konkrete u drejtuan në atë  ku  pas përfundimit të tryezës pjesëmarrësit, të janë në gjendje që të: 

•Njihen me parimet udhëheqëse gjatë fazës së administrimit të provave në procedurën kundërvajtëse; dhe
•Vlerësojnë drejt provat në procedurën kundërvajtëse; 

Gjithashtu, në bashkëpunim me pjesëmarrësit u  shqyrtuan  disa raste nga praktika gjyqësore, u shkëmbyen përvojat e punës  së  tyre dhe dilemat e ndryshme të shfaqura në praktikë si dhe, në fund pjesëmarrësit, demonstruan një rast simulimi  në momentet kur gjatë kësaj faze procedurale bëhet ballafaqimi i palëve, në cilësi të te pandehurit dhe të dëshmitarit. 

Përfitues të këtij organizimi ishin gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje nga të gjitha regjionet.

Share :