News and Activities - Archive

14-03-2012

TOT Trajnim i Trajnuesve të IGJK-së, për KEDNJ

TOT

Trajnim i Trajnuesve të IGJK-së, për KEDNJ

Më 14 deri më 16 mars 2012, IGJK në bashkëpunim më Programin e Binjakëzimit (EU-LER), ka realizuar një trajnim tre ditor, për Trajnues të IGJK-së lidhur me Konventën Evropiane për Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNJ)”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte kualifikimi i tyre si trajnues të specializuar mbi të Drejtat e Njeriut, me synim që në të ardhmen të vazhdojnë trajnimet me përfituesit e këtyre trajnimeve mbi zbatimin praktik të KEDNJ-së, dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës së Strasburgut lidhur me përdorimin e argumentimit të thellë ligjor.

Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që trajnuesit të: 

•Kuptojnë  rëndësinë e KEDNJ dhe ndikimin e saj sot, në praktikën gjyqësore në Kosovë; 

•Krahasojnë rastet praktike në Kosovë lidhur me aspektet specifike të nenit 5 dhe 6  të KEDNJ përmes interpretimit të metodave të  Gjykatës së Strasburgut;

•Analizimi i nevojave për grupet e synuara në të ardhmen për të drejtat e njeriut duke përfshirë nivelin bazik dhe atij të avancuar të trajnimit;

•Hartimi dhe zhvillimi i përmbajtjes se plan programit të trajnimeve nga trajnuesit për grupet e synuara në të ardhmen në IGJK-së.

Disa nga çështjet të cilat u diskutuan kishin në fokus rëndësinë e KEDNJ-së, në Kosovë sot dhe në të ardhmen, prezantim i avancuar i Kompetencës dhe Juridiksionit të Gjykatës së Strasburgut, procedura për adresimin e kërkesës pranë Gjykatës së Strasburgut dhe efekti i këtyre vendimeve gjyqësore, studim i disa rasteve mbi praktikën gjyqësore më të re të GJEDNJ për nenet 5, 6 dhe 9 të Konventës dhe zhvillimi i argumenteve pro ose kundër KEDNJ ne situata kur Kodi i Procedurës Penale të Kosovës, bie ne kundërshtim me konventën dhe si të zgjidhen ato.

Gjithashtu, në kuadër të këtij trajnimi u dhanë sqarime të nevojshme sa i përket dallimeve në mes Gjykatës së Luksemburgut respektivisht, Këshillit Evropian dhe  Gjykatës së Strasburgut apo Këshillit të Evropës dhe shumë çështjeve të tjera brenda kësaj fushë veprimtarie.

Me qëllim të fuqizimit dhe zbatimit të vazhdueshëm të Konventës në nivel vendor, prezantimi i temave nga eksperte ndërkombëtarë është shoqëruar vazhdimisht me shembuj studimi të disa rasteve nga praktika përmes të përdorimit të arsyetimit të praktikës gjyqësore të  Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut. Pjesëmarrësve në fund u janë shpërndarë çertifikatat për përfundimin me sukses të trajnimit për trajnues të IGJK-së.

Share :