News and Activities - Archive

21-09-2022

Nën moduli –“Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale ” tema- Të dëmtuarit në kuptimin e përgjithshëm dhe si palë në një proces penal

Më 21 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.

Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën modulit “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” janë duke u trajtuar: Të drejtat e të dëmtuarit gjatë fazë së hetimit dhe shqyrtimit gjyqësor, lajmërimi -kallëzimi i rastit tek organet e ndjekjes penale, pjesëmarrja aktive e të dëmtuarit në hetim dhe shqyrtim gjyqësor, të drejtat e të dëmtuarit në kompensimin e dëmit dhe të drejtat e të dëmtuarit pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor (e drejta në ankesë).

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Share :