Më 30 mars 2012, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoj ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratë së katërt të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë.
Kandidatët për gjyqtarë e prokurorë kanë vijuar trajnimet në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor të ndarë në tri faza trajnuese. Ky program ka filluar të zbatohet që nga viti 2008 dhe përveç kësaj gjenerate që sot diplomuan, në këtë program trajnimi kanë përfunduar trajnimet edhe 85 kandidatë tjerë në tri gjenerata paraprake.
z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës në fjalën e tij theksoi “Ky program trajnues ka shënuar një kthesë pozitive në ngritjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj. Dua të potencoj se përgatitja profesionale e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë është një kontribut i çmueshëm që po jep Instituti Gjyqësor i Kosovës në sistemin gjyqësor e prokurorial të Kosovës për të cilët tani më shumë se kurrë i nevojiten”.
“Me arsimimin e juaj, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka arritur të bëjë një ndryshim të madh në gjyqësorin e Kosovës. Por ju nuk jeni vetëm kandidat të diplomuar nga Instituti Gjyqësor të Kosovës, ju jeni të parët gjyqtar dhe prokuror të diplomuar që do të filloni karrierën tuaj me zbatimin e ligjit të ri mbi gjykatat” iu drejtua kandidatëve të sapodiplomuar z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës.
Në këtë ceremoni mbajtën fjalë rasti, znj. Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës, z. Daut Xhemajli, Zv. Ministër i Drejtësisë, z. Enver Peci, Kryesues i Këshillit Gjyqësor, z. Ismet Kabashi, Kryeprokuror i Shtetit dhe Kryesues i Këshillit Prokurorial, z. Christopher Dell, Ambasador i SHBA-ve në Kosovë, z. Christof Stock, përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe z. Robert Bosch, Ambasador i Holandës në Kosovë.
Në fund të kësaj ceremonie, znj. Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës, Kryetari i Gjykatës Supreme, z. Daut Xhemajli, Zv. Ministër i Drejtësisë, Kryeprokurori i Shtetit, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës, kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë ua shpërndanë diplomat duke u uruar sukses në realizimin e misionit të shenjtë të drejtësisë.
Prishtinë, 30 mars 2012
30-03-2012