News and Activities - Archive

21-06-2022

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Më 21 qershor 2022, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.

Këshilli Drejtues, sipas rendit të ditës fillimisht shqyrtoi dhe miratoi Kërkesën Buxhetore 2023 -2025 të Akademisë së Drejtësisë, e cila përfshinë nevojën dhe kërkesën për buxhet me qëllim të realizimit të aktiviteteve të Akademisë, të planifikuara për vitin 2023 si dhe vlerësimet për vitet 2024 dhe 2025.

Në këtë takim të Këshillit Drejtues të AD-së, u miratua edhe kërkesa e Këshillit Prokurorial të Kosovës për fillimin e trajnimit fillestar për prokurorë (gjenerata e nëntë), së bashku me listën e mentorëve.

Share :