News and Activities - Archive

25-10-2022

Masat dhe dënimet që i shqiptohen ndaj të miturit

Më 25-26 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me “IRZ”, janë duke e realizuar trajnimin me temë “Masat dhe dënimet që i shqiptohen ndaj të miturit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, Gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Shpetim Peci, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Michael Grunwald, Prokuror i Lartë, Prokuroria Berlin dhe Brigitte Koppenhöfer, Gjyqtare kryesuese në Gjykatën e Landit Düsseldorf.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me sistemin e drejtësisë për të miturit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat rrjedhin nge Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës. Kështu që masat edukative si dhe dënimet që mund t’iu shqiptohen kryerësve të veprave penale kanë disa kufizime ligjore, pra mund t’i shqiptohen çdo të mituri që ka mbushur moshën e përcaktuar sipas KDM.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit Themelor dhe të Apelit si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Share :