Më 06 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temën “Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta ” nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin: z. Sulltan Dobraj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Mjetet juridike, Procedurën për dhënie të urdhrit ndëshkimorë, Procedurën e ndërmjetësimit, Procedurën për negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Procedura për dhënie te vërejtjes gjyqësore si dhe Procedurën për marrjen e vendimit për shlyerje nga evidenca e të dënuarve
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë bashkëpunëtorë profesional nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
06-12-2022