News and Activities - Archive

07-12-2022

Nën moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i gjashtë: Pasurimi i pa bazë, gjerimi i punëve të huaja pa porosi dhe shprehja e njëanshme e vullnetit

Më 07 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta detyrimore”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: padia e pasurimit të pa bazë, kryerja e punëve të huaja pa porosi (negotiorum gestio), shprehja e njëanshme e vullnetit si burim i detyrimeve, premtimi publik i shpërblimit, letrat me vlerë, shenjat e legjitimacionit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Share :