News and Activities - Archive

27-12-2022

Nën moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale, sesioni i parë: Kuptimi dhe llojet e dëshmitarëve

Më 27 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokuror i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e dëshmitarëve, dëshmitarët e rëndomtë, dëshmitarët e privilegjuar, dëshmitarët që nuk mund të merren në pyetje, dëshmitarët e liruar nga detyrimi për të dëshmuar dhe dëshmitarët në nevoja të veçanta.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Share :