Më 06-10 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP/SAEK 3 dhe Institutin e Bazellit për Qeversije në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar Trajnimin me temë “Hetime Financiare dhe Rikuperim të Aseteve”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Phyllis Atkinson, Udhëheqëse e Qendrës për Trajnime për Konfiskim pranë Qendrës së Institutit për qeverisje në Bazel, z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Arton Hajdari, ekspert i forenzikës financiare në Njësinë për Inteligjence Financiare.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Hetimet financiare dhe Rikuperimin e Aseteve, si bëhet gjurmimi i aseteve dhe organizmi i provave elektronike.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Hetues policor, inspektor të Intelegjencës nga ATK, bashkëpunëtor profesional nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si dhe ekspert nga Prokuroria Speciale.
06-02-2023