Më 21 Mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me EULEX është duke e realizuar trajnimin me temë “Qasje multi-institucionale ndaj Dhunës Gjinore, me theks të veçantë në rastet e keqpërdorimit të fëmijëve”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Satu Hanele Vari,Udhëheqëse Tematike për dhunën gjinore dhe Heidi Hegdal Monituruese e drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është diskutimi i rasteve praktike ndaj dhunës gjinore pikërisht abuzimi i fëmijëve.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, Prokurorë, Zyrtar nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, zyrtar Policor, Avokat nga regjioni i Prizrenit.
21-03-2023