News and Activities - Archive

27-03-2023

Nën moduli: Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i dytë: Paraburgimi

Më 27 mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK”, në mbështetje të trajnuesit z. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: paraburgimi për personat me çrregullime mendore, caktimi i paraburgimit ndaj të miturit me çrregullime mendore, kushtet e veçanta që duhet plotësuar për të caktuar paraburgimi ndaj një personi me çrregullime mendore, pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit, zbatimi i procedures për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik dhe vendimet gjyqësore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Share :