Më 15 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve akteve akuzuese”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: arsyetimi i akteve akuzuese dhe dispozitat lidhur me arsyetimin e akteve të prokurorit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
15-05-2023