Më 05 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Qerim Ademaj, Zv. Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Si duhet të hapet seanca përgatitore, cila është radha e deklarimit të palëve, cilat janë pyetjet qe mund te parashtrojë gjykata, si duhet të parashtrohen propozimet për marrjen e provave nga ana e palëve dhe si duhet ti vlerësojë gjykata propozimet e bëra.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
05-06-2023