News and Activities - Archive

30-06-2023

Nën moduli –E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta– sesioni gjashtë: Posedimi dhe mbrojtja e posedimit

Më 30 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: elementet e posedimit, posedimi i ligjshëm dhe jo i ligjshëm., posedimi me mirëbesim dhe me keqbesim, posedimi i vërtetë /drejtë dhe posedimi jo i vërtetë me të meta, posedimi pronsor, posedimi i kualifikuar, posedimi tabular, posedimi i pavarur dhe bashke posedim, fitimi i posedimit, humbja e posedimit, mbrojtja e posedimit, kompetencat, llojet e padive dhe afati për paraqitjen  e padisë, padia negatore ( Actio Negatoria ) dhe vendimi për kërkesëpadinë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Share :