News and Activities - Archive

11-07-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i tetë- Veprat penale në kuadër të kapitullit XXVI- të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Më 10 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: keqpërdorimi i besimit, fajdja, dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër, blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes dhe kurdisja e ndeshjes ose e sportit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Share :