News and Activities - Archive

18-07-2023

Nën moduli – E drejta familjare, sesioni i pestë- Marrëdhëniet pasurore në mes të bashkëshortëve

Më 18 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues  z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: kuptimi i marrëdhënieve pasurore në mes të bashkëshortëve, regjimi pasuror i bashkëshortëve, pjesëtimi i pasurisë së përbashkët,

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Share :