News and Activities - Archive

19-07-2023

Nën moduli –Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile– sesioni i parë: Procesi dhe parimet e të shkruarit mirë (arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmin civile)

Më 19 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit  z. Faton Ademi Gjyqtar në Gjykatën e Apeli

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Procesi i të shkruarit, Parimet e të shkruarit ligjor, Gjuha e përdorur në tekstin e shkruar, uniteti i paradrafit, argumetnimi i plotë dhe Struktura e fjalisë, korrektësia gramatikore dhe drejtshkrimore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Share :