Më 12 – 13 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Madhe dhe Ambasada e Mbretërisë së Madhe në Prishtine, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar Trajnimin për bashkëpunëtorë profesional me temë “Shkathtësitë për hartimin e aktakuzës Mentorim për bashkëpunëtorët profesional”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: John McKendrick KC, anëtar i Odave në Angli dhe Oliver Powell: Oliver, avokat i anëtarësuar në Odat jashtë Mbretërisë së Madhe. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me hartimin e aktakuzës, me theks të veçantë Hartimin e argumenteve bazë dhe prezantimin e provave.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtorët profesional të PSRK-së dhe DSGJTH.
12-09-2023