News and Activities - Archive

29-09-2023

Risitë e Kodit të Procedurës Penale

Më 29-30 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim në US-DOJ/OPDAT dhe OSBE, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, janë duke realizuar trajnimin me temë “Risitë e Kodit të Procedurës Penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Admir Shala, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen me Risitë esenciale të Kodit të Procedurës Penale të cilat kanë tendencë për ndryshime të nevojshme dhe efektive.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar me raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, Prokurorët dhe bashkëpunëtorët profesional nga regjioni i Ferizajit.

Share :