News and Activities - Archive

06-10-2023

Nën moduli: Aktgjykimi dhe llojet e tij, sesioni i parë: Vendimet gjyqësore në procedurën penale

Më 06 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Aktgjykimi dhe llojet e tij” me trajnues z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: hierarkia e vendimeve gjyqësore në procedurën penale: urdhëri , aktvendimi dhe aktgjykimi dhe neni 36 e drejta e privatësisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre një është nga  komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Share :