Më 21 Nëntor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Pasurimi pa bazë”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Kujtim Pasuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Arsim Hamzaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zgjerimin e njohurive lidhur me institutin e pasurimit pa bazë dhe vendosjen në këto raste, e me qëllim që të eliminohen çfarëdo dilemash në të ardhmen sa i përket çështjeve kur ekziston pasurimi pa bazë juridike.
Gjatë trajnimit janë duke u përdorur metoda të kombinuara duke përfshirë shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat e këtij trajnimi.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore nga të gjitha regjionet.
21-11-2023