Republika e Kosovës
Republika Kosova/Republic of Kosovo
Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute
Këshilli Gjyqësor i Kosovës/Sudski Savet Kosova/Kosovo Judicial Council
Këshilli Prokurorial i Kosovës/Tuzilacki Savet Kosova/Kosovo Prosecutorial Council
SHPALLJE PUBLIKE
Në bazë të nenit 2.1. pika (a) dhe (b), nenit 7 dhe 8 të ligjit Nr.02/L-25 mbi Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës, nenit 4 pika 1.19 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe nenit 4 pika 1.5 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shpallet:
ORGANIZIMI I PROVIMIT PËRGATITOR DHE
PROGRAMIT FILLESTAR PËR ARSIMIM LIGJOR
PËR 30 KANDIDATË TË ARDHSHËM PËR GJYQTARË DHE PROKURORË
Ky proces rekrutimi është krijuar me qëllim që të identifikohen kandidatët më të suksesshëm për gjyqtarë dhe prokurorë dhe për të siguruar transparencë dhe objektivitet në përzgjedhje.
Kandidatët potencial për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët arrijnë numrin më të madh të pikëve në Provimin Përgatitor do të vazhdojnë trajnimet në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor, organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës.
Pas përfundimit me sukses të këtij trajnimi kandidatët do të konsiderohen se plotësojnë kriteret ligjore për tu emëruar në pozitën e gjyqtarit apo prokurorit.
Vendi i postit do të caktohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Pjesëtarët e minoriteteve inkurajohen të aplikojnë.
Kualifikimet:
Kandidatët për t’iu nënshtruar Provimit Përgatitor dhe më pas Programit Fillestar për Arsimim Ligjor, për gjyqtarë dhe prokurorë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
a. të jenë shtetas Kosovar
b.të kenë diplomë të vlefshme universitare të juristit, të pranuar me ligjet e Kosovës;
c.të kenë dhënë provimin e jurisprudencës;
d.të kenë reputacion të lartë profesional dhe integritet moral;
e.të mos jenë të dënuar për vepër penale të përcaktuar me ligjin në fuqi;
f.të kenë së paku tre (3) vite përvojë pune juridike;
Regjistrimi për Provim Përgatitor do të bëhet gjatë periudhës 14-29 maj 2012, në Institutin Gjyqësor të Kosovës, çdo ditë pune duke filluar nga ora 09.00 – 16.00.
Kandidatët për regjistrim, duhet të paraqesin këto dokumente:
Pas përfundimit me sukses të Provimit Përgatitor kandidatët do të verifikohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Kandidatët të cilët nuk kalojnë testin e verifikimit nuk do të mund të ndjekin trajnimet në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor.
Kandidatët e interesuar për regjistrim në këtë program duhet të paraqesin të gjitha dokumentet e lartshënuara, në origjinal ose fotokopje të vërtetuara, si kusht për regjistrim.
Aplikacionet:
Aplikacioni për regjistrim merret në Institutin Gjyqësor të Kosovës në momentin e regjistrimit.
14-04-2012