Tryezë pune: Veprat penale kundërvajtëse nga lëmia e ekonomisë
Më 02 maj 2012, IGJK, organizoj tryezën e punës nga lëmia kundërvajtëse me temë Kundërvajtjet nga Lëmia Ekonomike.
Qëllimi i kësaj tryeze pune konsistonte në përshkrimin e procedurës kundërvajtëse deri nënxjerrjen e një aktvendimi me fokus nënatyrën dhe rëndësinë e kundërvajtjeve ekonomike.
Ndër objektivat kryesore të kësaj tryeze ishin që pjesëmarrësit të jenë në gjendje që të:
- Përkufizojnë aktvendimin në procedurën kundërvajtëse;
- Krahasojnë mjetet e rregullta juridike në procedurën kundërvajtjes;
- Identifikojnë problemet rreth përmbajtjes së kërkesës për fillim të procedurës kundërvajtëse nga lëmia e ekonomisë;
- Vlerësojnë përgjegjësinë kundërvajtëse të personit juridik dhe personit përgjegjës;
- Përpilojnë aktvendimin në procedurën kundërvajtëse.
Gjatë tryezës janë trajtuar çështjet si: nxjerrja e aktvendimit në procedurë të shkurtër, komunikimi, përpilimi dhe dërgimi i tij, prapësimi si mjet i rregullt juridik, kërkesa për përsëritjen e procedurës. Gjithashtu, janë përfshirë në diskutim kundërvajtjet ekonomike ku me fokus të veçantë është shpjeguar përmbajtja e kërkesës për fillim të procedurës kundërvajtëse nga lëmia ekonomike, koha e kryerjes, rrjedhja e afateve për parashkrim, personi juridik si i pandehur në procedurën kundërvajtëse, baza e përgjegjësisë së personit juridik dhe personit përgjegjës si dhe, është bërë një vështrim i shkurtër i disa ligjeve për kundërvajtjeve nga praktika e lëmisë ekonomike.
Gjatë tryezës u diskutuan edhe disa raste praktike dhe në fund përmes ushtrimit praktik pjesëmarrësit përpiluan tri llojet e aktvendimit (mbi dënimin,lirimin dhe pezullimin). Qëllimi i këtij ushtrimi ishte eliminimi i dilemave të ndryshme të shfaqura në praktikë. Përfitues ishin gjyqtarët e Gjykatave Kundërvajtëse nga të gjitha regjionet.
02-05-2012