News and Activities - Archive

29-11-2018

Fuqizimi i përkujdesjes alternative i sistemit të strehimit familjar për tu përgjigjur nevojave familjare pa kujdesje prindërore

Më 30 nëntor  2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OFAP dhe UNICEF organizojnë trajnimin me temë “Fuqizimi i përkujdesjes alternative i sistemit të strehimit familjar për tu përgjigjur nevojave familjare pa kujdesje prindërore”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Bashkëpunimi i shërbimeve sociale me gjykata për fëmijët; Konventa dhe Legjislacioni kombëtar në fushë të braktisjes dhe format e Mbrojtjes Heqja e  të drejtës prindërore, bashkëpunimi i gjykatës me institucionet tjera në këtë procedurë; Adoptimi si formë e mbrojtjes së fëmijëve  pa kujdes prindror; Diskutim në lidhje me kompletimin e dosjes dhe raportet e detajuara për procesin gjyqësor.

Përfitues në  këtë trajnim janë:  Gjyqtarët e regjionit të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Share :