News and Activities - Archive

28-02-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajni¬¬¬mit fillestar për prokurorët e sapo emëruar gjatë muajit Shkurt 2019

Gjatë muajit Shkurt 2019, në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapoemëruar, janë zhvilluar aktivitete si në trajnimin teorik po ashtu edhe në trajnimin praktik.

Në këtë periudhë në trajnimin teorik janë realizuar gjithsejtë gjashtë (14) sesione trajnuese nga  modulet: “Kodi i Procedurës Penale”.

Nga nën moduli “Vendi i ngjarjes dhe Forenzika” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese, ku prokurorët kanë pasur mundësi të thellojnë njohurit e tyre rreth vendit të ngjarjes, llojet e gjurmëve, fazat e këqyrjes së vendit të ngjarjes, pyetjet e arta të kriminalistikës, indiciet, klasifikimi i tyre, prania në vendin e ngjarjes si indicie, vetitë fizike të personit si indicie, sigurimi i vendit të ngjarjes, përcaktimi i madhësisë hapësinore, fazat e komunikimit në vendin e ngjarjes, rikonstruktimi ideor, skicimi i vendit të ngjarjes, shënimet, si dhe fotografimi i vendit të ngjarjes.

Gjithashtu në kuadër të nën modulit “Kontrolli dhe Konfiskimi” janë realizuar pesë (5) sesione trajnuese, ku pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të avancojnë njohuritë rreth sekuestrimit, ngrirjen sipas nenit 264 të KPP-së, urdhër ndalesa sipas nenit 265 të KPP-së, konfiskimi i përkohshëm sipas nenit 267 të KPP-së, përcaktimi i dobisë pasurore të fituar me vepër penale, marrja e sendit nga neni 69 i KPRK-së, interpretime të dispozitave të ligjit mbi kompetencat e zgjeruara të konfiskimit, raste studimore nga gjykatat vendore dhe ato evropiane, si dhe studimi i aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut lidhur me konfiskimin dhe sekuestrimin.

Sipas programit trajnues, për prokurorët e sapo emëruar janë realizuar katër (4) sesione trajnuese nga nën moduli “ Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë” dhe kanë shtjelluar temat si: thirrja, urdhër arresti, premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin, ndalimi i të pandehurit pet t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar, obligimi i të pandehurit për tu paraqitur në stacionin më të afërt policor, arresti shtëpiak, paraburgimi, diversioni, dorëzania,  dhe ushtrime me raste praktike nga vendimet e gjykatave vendore.

Nga nën moduli “Provat në procedurën penale” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese ku prokurorët e sapo emëruar kanë pasur rastin të diskutojnë rreth marrjes së provave gjatë hetimeve deklarimi i të pandehurit dhe dëshmia e dëshmitarit, dëshmia e dëshmitarit si provë në fazën e hetimeve, deklarimi i të pandehurit, disa nga provat e papranueshme sipas KPPK-së, ekspertimi, kontrolli dhe sekuestrimi i përkohshëm.

Gjatë muajit Shkurt prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar dhe 1 vizitë në institucione jo gjyqësore: Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Për këtë periudhë prokurorët e sapo emëruar kanë realizuar (11) ditë trajnimi praktikë në prokurorit përkatëse ashtu siç është paraparë me programin trajnues. Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 21 prokuror të sapo emëruar, dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :