Më 28, 29 dhe 30 mars 2011 IGJK në bashkëpunimi me Programin për Bijnakëzim (Twinning), organizoi një trajnim të specializuar për trajnuesit gjyqësor të IGJK-së.
Në këtë trajnim u trajtua e Drejta Civile e BE-së dhe instrumentet relevante ligjore të saj për mbrojtjen e konsumatorit.
Në fokus të këtij trajnimi ishte roli i legjislacionit të BE-së për mbrojtjen e konsumatorit, roli i Rregullorës së Këshillit Evropian (EC- Bruksel I ) nr.44/2011 mbi juridiksionin dhe njohjen e përmbarimit të aktgjykimeve në çështjet civile dhe ekonomike, mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet kontraktuese dhe jo kontraktuese.
Gjatë këtij trajnimi janë prezantuar edhe raste nga parkatika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Luxemburg.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë, avokat nga të gjitha regjionet e Kosovës të cilët në të ardhmen do të realizojnë trjnimet nga E Drerjta e BE-së.
29-03-2011