News and Activities - Archive

21-03-2011

Njoftim per Provim Pergatitor

 

Republika e Kosovës Republika Kosova/Republic of Kosovo

Këshilli Gjyqësor i Kosovës/Kosovo Judicial Council/Sudski Savet Kosova

Këshilli Prokurorial i Kosovës/Kosovo Prosecutorial Council/Tužilacki Savet Kosova

Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozita gjyqësore apo prokuroriale, e të cilët kanë aplikuar në konkursin publik të shpallur me datë 23.03.2011, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ata që kanë apo janë duke aplikuar në konkursin publik të shpallur me datë 08.03.2011, nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, se duhet të aplikojnë për Provimin Përgatitor dhe Programin Fillestar të Arsimimit Ligjore (PFAL) ne mënyrë që të kenë të drejtën për tu konsideruar si kandidat potencial për pozitat të cilat kanë aplikuar apo duan të aplikojnë.

Nga obligimi për të aplikuar përjashtohen kandidatët të cilët:

1.  Aktualisht ushtrojnë detyrën e gjyqtarit apo prokurorit,

2.  Kanë ushtruar detyrën e gjyqtarit apo prokurorit në çfarëdo kohe, për së paku 3 (tre vite), me kusht që të kenë kaluar me sukses Kodin e Etikës të organizuar nga KGJK-KPGJP,

3.  Kanë kaluar me sukses provimin pranues pranë Komisionit të Pavarur Gjyqësor e Prokurorial të mbajtur në vitin 2009,

4.  Kanë përfunduar me sukses PFAL-in në çfarëdo kohe dhe

5.  Aktualisht janë duke e vijuar PFAL-in

Ju ri-kujtojmë se afati për të aplikuar është deri me 25 mars 2011, ashtu siç është përcaktuar në shpalljen publike të datës 7 mars 2011. Për më tepër mund të vizitoni faqen elektronike të Këshillit Gjyqësor të Kosovës www.kgjk-ks.org, dhe Institutit Gjyqësor të Kosovëswww.kjijudicial.org.                      

 

Share :