News and Activities - Archive

31-01-2013

Reagim ndaj njoftimit të AKK me titull “AKK kërkon nga IGJK [.....] ndërprerjen e procedurave tenderuese”

Agjencia Kundër Korrupsionit me datë 30.01.2013, në web faqen e saj ka publikuar një njoftim për media http://www.akk-ks.org/?cid=1,4,564 me titull “AKK kërkon nga IGJK [.....] ndërprerjen e procedurave tenderuese”, në të cilin njofton se AKK ka adresuar dy opinione për dy institucione njëra prej të cilave është IGJK, ku ka kërkuar “ndërprerjen e procedurave tenderuese” për shkak se “janë vërejtur shkelje të dispozitave të Ligjit të prokurimit Publik”, ”ose përkatësisht përveç tjerash nga ana e Autoritetit Kontraktues është bërë përsëritja e kërkesës për hapjen e këtij tenderi, që  një veprim i tillë është plotësisht në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.”

Instituti Gjyqësor i Kosovës është i shqetësuar me këtë njoftim për shkak se i njëjti përmban të pavërteta dhe pasaktësi dhe aspak nuk është i bazuar në opinionin e nxjerrë nga vet kjo agjenci. Në opinion nr. DPK/DKI 01/166/13 i datë 28.01.2013 “Kërkohet që autoriteti kontraktues të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara......” http://www.akk-ks.org/repository/docs/opinion-IGJK.pdf dhe askund nuk përmendet kërkesa për ndërprerje të procedurave tenderuese.

Njoftim i AKK-së se “nga ana e Autoritetit Kontraktues është bërë përsëritja e kërkesës për hapjen e këtij tenderi” nuk qëndron fare, pasi që procesi i ri i prokurimit do të filloj pas rishikimit të kritereve.

Për hir të njoftimit të opinionit IGJK sqaron se me datën 09.01.2013 ka shpallur njoftimin për kontratë “Sigurimi i Objektit”. Bazuar ne Ligjin e Prokurimit njoftimi është bërë në web faqen e KRPP. Sipas ligjit njoftimi është shpallë në afat prej 20 ditë deri me 29 janar 2013. Me 28 janar 2013 pas orës 15:00 pasdite, IGJK pranon një shkresë nga Agjencioni Kundër Korrupsionit, me të cilin është kërkuar evitimi shkeljeve të evidentuara nga AKK. 

Edhe pse në këtë opinion bëhet fjalë për lëshime më shumë të karakterit teknik, IGJK në konsultim edhe me përgjegjësit në Komisionin Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) ka bërë anulimin e këtij tenderi para hapjes për të rishikuar edhe një herë kriteret e përcaktuara edhe pse një gjë e tillë nuk është kërkuar në opinion.

IGJK konsideron se njoftimet e tilla nuk i kontribuojnë aspak informimit të drejtë të opinionit publik dhe paraqesin një tendencë të rrezikshme për prezantimin e shtrembër të punës së institucioneve publike, prandaj shpresojmë se AKK do të sqaroj se si ka ardhur deri te ky njoftim dhe do të marrë masa për sanimin e situatës së krijuar. 

Share :