News and Activities - Archive

18-11-2011

Tryezë pune Tema: Paraburgimi - Arsyetimi i Vendimit

 

Tryezë pune

Tema: Paraburgimi - Arsyetimi i Vendimit

Më 18 nëntor 2011, IGJK ka realizuar një trajnim nga lëmia penale, me temë “Paraburgimi, arsyetimi i vendimit për caktimin e paraburgimit”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me Paraburgimin si: përmbajtja, forma dhe arsyetimi i aktvendimit për paraburgim, procedura për marrjen e këtij aktvendimi, ankesa kundër aktvendimit për paraburgim dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Objektivat e kësaj tryeze ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të tij të janë gjendje që:

•  Të identifikojnë  shkaqet për caktimin e paraburgimit;
•  Të identifikojnë shkaqet për caktimin e arrestit shtëpiak si masë për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë;
•  Te identifikohen veprat penale për të cilat duhet te caktohet Paraburgimi.
Gjatë kësaj tryeze u prezantuan dhe diskutuan shembuj nga praktika gjyqësore lidhur me rastet e paraburgimit dhe arsyetimin e aktvendimit mbi paraburgim në mënyrë sa më profesionale.

Përfitues të këtij  trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

 

Share :