Përsëritja e procedurës ishte temë trajtimi në seminarin e organizuar më 25 mars 2010. Në këtë seminar u trajtuan çështjet rreth kompetencave për vendosje lidhur me përsëritjen e procedurës, shkaqet ligjore për përsëritjen e procedurës, efektet që mund të krijojë propozimi si dhe afatet subjektive dhe objektive të propozimit për përsëritjen e procedurës. Gjatë seminarit u prezantuan disa shembuj dhe raste nga praktika gjyqësore, kur kërkesa është e lejueshme, kur hidhet poshtë si e parregullt, si dhe çka duhet të përmbajë propozimi për përsëritje të procedurës. Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e lëmis civile të të gjitha regjioneve të Kosovës.
25-03-2010