News and Activities - Archive

30-03-2010

Tryezë Pune Penale-Masat e Fshehta dhe Teknike të Vëzhgimit dhe Hetimit

 

Më datën 30 mars  2010 është mbajtur një tryezë pune me temën e lartpërmendur. Gjatë kësaj tryeze janë diskutuar  çështjet  rreth masave që ndërmerren ndaj personave për të cilët ka dyshim të bazuar se kanë kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare ose edhe vepra penale të tjera të dënueshme. Gjatë trajnimit u konkludua se: 

Para se të urdhërohet masa duhet të nxirret Aktvendimi për Fillimin e Hetimit, Në urdhër, duhet të shënohet emri dhe mbiemri ndaj të cilit do të zbatohet masa por ato duhet të jenë konfidenciale, Prokurori publik ka të drejtë të kërkoj me urdhër  vetëm listën e mesazheve dhe gjyqtari i  procedurës paraprake me urdhër mund  ti lexoj këto mesazhe, Incizimin e bisedave telefonike dhe dëgjimin e përmbajtjes së tyre e urdhëron gjyqtari i procedurës paraprake, Në të gjitha rastet kur kemi të bëjmë me kërkesën e policisë për zbatimin e masave të vëzhgimit, këto kërkesa duhet të jenë të arsyetuara në mënyrë të zgjeruar  dhe të jenë bindëse për prokurorin.

Përfitues të këtij trajnimi  ishin gjyqtarë dhe  prokurorë të të gjitha regjioneve të Kosovës. 

 

Share :