News and Activities - Archive

16-04-2010

Tryezë e rrumbullakët- Promovimi i Mbrojtjes së të Drejtave të Punës dhe Sociale në Kosovë

 

Më 16 prill 2010, IGJK në bashkëpunim më MPDL dhe Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) e në mbështetje financiare nga Oda e Avokatëve në Madrid dhe Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët me temë “Promovimin e Mbrojtjes së të Drejtave të Punës dhe Sociale në Kosovë”. Qëllimi i or ganizimit të kësaj tryeze ishte prezantimi dhe diskutimi i publikimit me temë “Mbrojtja e të Drejtave të Punëtorëve në Kosovë - dy studime ligj or e për të vlerësuar nivelin e përputhshmërisë së legjislacionit të brendshëm dhe praktikave me standardet ndërkombëtare të aplikueshme”. Ky publikim, si dhe zhvillimi i diskutimit rreth temave të paraqitura në agjendën e tryezës janë përgatitur nga MPDL, me qëllim të nxjerrjes së rekomandimeve të nevojshme për përmirësimin e respektimit të të drejtave të punës dhe të drejtave sociale në Kosovë.

Në këtë tryezë u trajtuan temat si; mungesa e Ligjit të Punës dhe mangësitë në legjislacionin ekzistues në fuqi për të drejtat e punës, mënyrat për të motivuar punëdhënësit për të nënshkruar kontratat ligj or e me punonjësit e tyre, zhvillimi i ekonomisë inf or male në Kosovë dhe të drejtat e punëtorëve, mënyrat për të siguruar mbrojtje të të punësuarve sipas kontratave ligj or e në rast të sëmundjes, aksidenteve në punë dhe shtatzënisë. Një vëmendje e veçantë në tryezë iu kushtua edhe rolit aktual të sindikatave në Kosovë, si dhe përkrahjes së zgjidhjeve alternative në mosmarrëveshjet familjare me qëllim të reduktimit të lëndëve, garantimin e një mbrojtjeje efektive për viktimat e dhunës në familje dhe mënyrat për reduktimin e zvarritjes së procedurave gjyqës or e për mbrojtjen e anëtarëve të familjes.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmis civile të të gjitha regjioneve të Kosovës, zyrtarë të lartë nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, BSPK dhe përfaqësues të institucioneve nga lëmi social dhe i punës.

 

Share :