News and Activities - Archive

20-04-2010

Sesion trajnues: Si të shkruajmë raporte dhe memorandume në zyrë

Më 20 prill 2010, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me USAID/NCSC, ka realizuar trajnimin e dedikuar për stafin e IGJK-së, me temën: “ Hartimi i Raporteve dhe Memorandumeve”. Gjatë këtij sesioni trajnues pjesëmarrësit u njoftuan me procesin e hartimit të te gjitha llojeve të raporteve dhe memorandumeve, teknikat e veçanta të përdorura gjatë hartimit, mënyrën e prezantimit, stilin e raportit si dhe rëndësinë e tyre në praktikë. Shkrimi  i raporteve u konsiderua një nga aftësitë e rëndësishme që kërkohen nga çdo profesionistet në kryerjen e detyrave me efektiv. Qëllimi kryesor i këtij sesioni trajnues ishte ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve profesionale të stafit të IGJK-së.  Përfitues ishin stafi i IGJK-së.

Share :