News and Activities - Archive

21-10-2010

Tryezë e Diskutimeve: Civile Terminologjija Juridike në Procedurën Gjyqësore

 

Më 21 tetor 2010, IGJK ka mbajtur tryezën e diskutimeve me temë “Shpërblimi i Dëmit nga Autopërgjegjësia”.

Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte ngritja e njohurive të gjyqtarëve për zbatimin e kritereve për lartësinë e kompensimit të dëmit material dhe jomaterial nga autopërgjegjësia, zbatimin e kritereve ligjore të drejta për lartësinë e kompensimit te dëmit material dhe jomaterial,  të cilin kompanitë e sigurimeve në Kosovë i kanë aprovuar në formë të kritereve të zbatueshme nga data 01 nëntor 2001 si dhe nritja e njohurive mbi kriteret në kuadër të EU-së që janë të pasqyruara në direktivat e EU-së (veçmas  Direktivës së pestë të EU-së të vitit 2005).

Objektivat e kësaj tryeze ishin që gjyqtarët të jenë në gjendje të; shpjegojnë dispozitat ligjore mbi shpërblimin e dëmit për shkak të frikës; zbatojnë drejtë dispozitat ligjore për kompensimin e dëmit për shkak të dhembjeve shpirtërore, shëmtimit dhe vdekjes, vlerësojnë rolin e mendimit të ekspertit në bindjen e tyre .

Me këtë rast janë trajtuar temat si; shpërblimi i  dëmit nga autopërgjegjësia, shpërblimi i dëmit për  shkak të frikës dhe formave të tjera të dëmit material si dhe u diskutuan vështirësitë me të cilat po ballafaqohen gjyqtarët në zgjidhjen e rasteve praktike nga kjo fushë.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmisë civile.

 

Share :