News and Activities - Archive

09-11-2010

Tryezë Pune (Regjionale) Ligji Penal për të Mitur i Kosovës Regjioni: Prizren IGJK –UNICEF

 

Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me UNICEF-in, më 09, 17 dhe 22 nëntor 2010 në regjionin e Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit e të Pejës, ka realizuar tryeza të punës me temë Kodi i Drejtësisë për të Mitur.

Gjatë këtyre tryezave është diskutuar rreth plotësimeve dhe ndryshimeve të ish Ligjit Penal për të Mitur të Kosovës i cili tashmë është shndërruar në Kod. Është diskutuar edhe për pengesat e ndryshme të paraqitura në punën praktike të gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve sprovues, organit të kujdestarisë dhe zyrtareve të Policisë së Kosovës. 

Me interes të veçantë gjithashtu, është diskutuar për gjetjen e modaliteteve të ndryshme për themelimin e këshillave lokale ndërinstitucionale, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit reciprok, koordinimit më të mirë të detyrave dhe përgjegjësive në nivel regjional, si  dhe  zbatimin më të drejtë të Kodit të Drejtësisë për të Mitur në Kosovë.

Përgjatë diskutimit ideja për themelimin e këshillave lokale kryesisht është përkrahur nga pjesëmarrësit me kërkesë për gjetjen e modaliteteve përkatëse për funksionalizim. Përveç tjerash janë propozuar ide te reja, si dhe në mënyrë unanime është parashtruar kërkesa lidhur me hartimin e  bazës juridike dhe stimulimin e këtyre grupeve koordinuese.

Pjesëmarrës në trajnim ishin gjyqtarë, zyrtarë policor, zyrtarë nga shërbimi sprovues, qendra për punë sociale dhe herë pas here zyrtar ligjor nga EULEX.

 

Share :