News and Activities - Archive

11-11-2010

Tryezë e Diskutimeve: Civile Fitim dhe Humbja e Pronësisë në Sendet e Luajtshme sipas LPTDS -

 

IGJK më 11 nëntor 2010 organizoi tryezën e diskutimeve me temën e lartpërmendur. Me këtë rast u trajtuan institutet juridike si: fitimi i pronësisë në sendet e luajtshme pa pronarë, gjetja e sendit dhe gjetja e thesarit si dhe raste nga praktika gjyqësore.

Pas përfundimit të këtij trajnimi gjyqtarët do të jenë në gjendje që:

Të identifikojnë dhe zbatojnë drejt dispozitat ligjore për fitimin origjinar të pronësisë në sendet e luajtshme pa pronar.

Të dallojnë bazat juridike që i referohen mënyrës origjinare të fitimit të pronësisë në sendet e luajtshme pa pronar.

Të listojnë kushtet ligjore që duhet të plotësohen për fitimin e të drejtës së pronësisë në sendet e luajtshme pa pronar,

T’i zbatojnë drejtë dispozita ligjore në  praktikën gjyqësore lidhur me këto forma të fitimit të pronësisë.

Të dallojnë dhe krahasojnë rastet kur e drejta, përkatësisht detyrimi për ushqim mund të jetë në bazë të kontratës (kontrata për ushqimin e përjetshëm), në bazë të legatit, nga delikti në bazë të fajësisë ose në bazë të ligjit.

Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e gjykatave të qarkut dhe atyre komunale nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Share :