News and Activities - Archive

20-09-2019

Barazia gjinore në procedurë gjyqësore dhe në rastet e dhunës në familje në veçanti, si dhe barazia gjinore në çështjet familjare-pasuria e përbashkët e bashkëshorteve

Më 20 shtator 2019 Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it, ka realizuar trajnimin me temë: “Barazia gjinore në procedurë gjyqësore dhe në rastet e dhunës në familje në veçanti, Barazia gjinore në çështjet familjare-pasuria e përbashkët e bashkëshortëve”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte zbatimi i drejtë i dispozitave ligjore të Ligjit mbi dhunën në familje si dhe barazinë gjinore dhe krijimi i praktikave më të mira në ofrimin e ndihmës juridike në çështje e dhunës në familje dhe barazinë gjinore nga ana e zyrtarëve të ndihmës juridike falas.

Gjatë këtij trajnimi janë trajtuar çështjet si në vijim: Dhuna në familje dhe forma e shfaqjes së saj në fokus gjinorë dhe urdhri për mbrojtje, Kushti për caktimin e urdhrit për mbrojtje si dhe masat për parandalimin e urdhrit, Barazia gjinore në çështjet familjare dhe Pasuria e veçantë dhe e përbashkët e bashkëshortëve.

Në këtë trajnim janë diskutuar raste nga praktika e zyrtarëve të ndihmës juridike falas me ç ‘rast janë adresuar çështjet me theks të veçantë  të kësaj natyre, veçanërisht kontributi në krijimin e pasurisë së përbashkët dhe pjesëtimi i pasurisë së përbashkët. Lidhur me këtë është udhëzuar se si palët mund të hartojnë  të drejtën e tyre ligjore.

Përfitues në këtë trajnim ishin 18 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet.

Share :