News and Activities - Archive

22-09-2008

Filloi trajnimi i kandidatëve të ardhshëm për gjyqtarë dhe prokurorë

 

Programi Fillestar për Arsimim Ligjor për kandidatët e ardhshëm për gjyqtarë dhe prokurorë filloi sesionin e parë trajnues sipas orarit të paraparë. Trajnimin e hapi Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës i cili pasi iu dëshiroj mirëseardhje kandidatëve ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e këtij programi për kandidatët, IGJK-në dhe vet sistemin gjyqësor të Kosovës.

Kandidatëve iu shpërndanë modulet, të përgatitura nga trajnuesit në bashkëpunim me IGJK-në, të mbështetur nga UNDP dhe USAID-i.

Këto trajnime do të zgjasin 15 muaj dhe do të realizohen në tri faza.

 

Share :