Republika e Kosovës
Republika Kosova/Republic of Kosovo
Instituti Gjyqës or i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/Kosovo Judicial Institute
DEKLARATË PËR SHTYP
Publikimi i Rezultateve të Provimit Përgatitor/Hyrës
Më datë 15 korrik 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës publikoj rezultatet përfundimtare të Provimit Përgatitor/Hyrës për të gjithë kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë si dhe Raportin lidhur me procesin e organizmit dhe implementimit të këtij provimi.
Ligji për Themelimin e Institutit Gjyqësor të Kosovës Nr. 02-L/25, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Institutin Gjyqësor të Kosovës (IGJK) e shpall si institucion të pavarur profesional dhe kryesor brenda sistemit gjyqësor të Kosovës kompetent për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Provimi Përgatitor është organizuar në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial (KPGJP).
IGJK dhe KPGJK kanë organizuar dy lloje të provimeve, provimi për kandidatët me më shumë se shtatë (7) vite përvojë pune juridike dhe provimi për kandidatët me më pak se shtatë (7) vite përvojë pune juridike. Prej treqind-e-njëzet-e-pesë (325) kandidatëve që i janë nënshtruar dy provimeve të organizuara, 79 kandidatë kanë kaluar në provimin e parë, ndërsa 56 kandidatë kanë kaluar në provimin e dytë. Të 56 kandidatët me më pakë se shtatë (7) vite përvojë pune juridike, në shtator 2009 do të fillojnë ndjekjen e Trajnimit Fillestar për Arsimim Ligjor, në kohëzgjatje prej 15 muajve në Institutin Gjyqësor të Kosovës.
Me këtë rast, z. Lavdim Krasniqi , Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës, deklaron se:
“Ky është viti i dytë që Instituti Gjyqësor i Kosovës ka hartuar, vlerësuar dhe administruar një provim të këtij lloji. Kështu që, përvoja e fituar nga viti i kaluar ka ndihmuar Institutin Gjyqësor të Kosovës në arritjen e standardeve më të larta ndërkombëtare në përzgjedhjen e kandidateve potencial për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm”.
Shtesë kësaj, z Krasniqi deklaroj se:
“Këshilli Programor i Institutit Gjyqësor të Kosovës ka përcaktuar rregullat për implementimin e një provimi të drejtë, paanshëm dhe transparent. Ndër to si rregull ishte hartimi i disa grupeve të provimit dhe zgjedhja e grupit të provimit me short nga vet kandidatët për tu përdorur ditën e provimit, para fillimit të provimit, Instituti Gjyqësor i Kosovës ishte në gjendje ta mbrojë procesin e provimit nga tentimet për të kopjuar. Për më tepër, provimet u vlerësuan në bazë të numrave të fshehtë e jo emrave apo numrave të regjistrimit të kandidatëve.
Në këtë mënyrë askush, përfshirë edhe vlerësuesit e provimit, nuk kanë qenë në gjendje të dinë se testin e cilit person e kanë vlerësuar.
“Jam i sigurt se kandidatët me më shumë se shtatë (7) vite përvojë pune juridike të cilët do të rekomandohen për emërim, si dhe kandidatët me më pakë se shtatë (7) vite përvojë pune juridike të cilët do të zgjedhën për të hyrë në Trajnimin Fillestar për Arsimim Ligjor në Institutin Gjyqësor të Kosovës, do të jenë të trajnuar në përputhje me standardet më të larta profesionale ndërkombëtare”.
Raportin detal dhe transparent mund ta gjeni në: http://www.kjijudicial.org
15-07-2009