News and Activities - Archive

28-01-2020

Masat pёr sigurimin e pranisё sё tё pandehurit

Mё 28 Janar 2020, Akademia e Drejtёsisё nё kuadёr tё Programit pёr Trajnime tё Vazhdueshme (PTV) ёshtё duke realizuar trajnimin me temё “Masat pёr sigurimin e pranisё sё tё pandehurit”.

Nё kёtё trajnim janё duke u trajtuar kёto tema: Thirrja, Urdhёrarresti Premtimi i tё pandehurit qё nuk do ta braktis vendqёndrimin, Paraqitja nё stacionin policor, Dorёzania, Arresti shtёpiak, Diversioni dhe çёshtja e Paraburgimit.

Nё kёtё trajnim pjesёmarrёsit janё duke u njoftuar mё pёr sё afёrmi me rastet praktike të zbatimit të shpeshtë të masës së paraburgimit pa shteruar alternativat për masat tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Pёrfitues nё kёtё trajnim janё: Gjyqtarë dhe Prokuror tё nivelit themelor.

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Share :