News and Activities - Archive

11-03-2020

Takim ndërmjet Akademisë së Drejtësisë me përfaqësues të Ambasadës Amerikane, trajnues dhe ekspert

Më 11 mars 2020, z. Enver Fejzullahu-Drejtor Ekzekutiv dhe znj. Melihate Rama- Udhëheqëse e Programit për Trajnime të Vazhdueshme në Akademinë e Drejtësisë kanë pritur në takim përfaqësues të Ambasadës Amerikane OPDAT, përfaqësues të Projektit të USAID “Komunat Transparente, efektive dhe të përgjegjshme”, trajnues të Akademisë dhe ekspertë.

Qëllimi i këtij takimi ishte organizimi i trajnimeve për Prokurimin Publik, nxjerrja e një Udhëzuesi për Prokurimin Publik, zhvillmi i moduleve trajnuese për trajnimet e Akademisë si dhe zhvillmi i moduleve për platformën e mësimit në distancë.

Pjesëmarrësit diskutuan lidhur me problemet që ballafaqohen gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë gjatë shqyrtimit të rasteve të mashtrimit gjatë lidhjes dhe implementimit të kontratave publike.

Në fund të takimit pjesëmarrësit u dakorduan që të bashkëpunojnë në mënyrë që Udhëzuesi për Prokurimin Publik të jetë një dokument unifikues që do t’iu shërbej gjyqtarëve dhe prokurorëve që merren me raste të tilla.

Share :